INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beatrix shfaqet për herë të parë pas daljes nga BB VIP dhe ka dy fjalë për të thënë!

Beatrix shfaqet për herë të parë pas daljes nga BB VIP dhe ka dy fjalë për të thënë!

Publikuar më: 11:35 31-01-2022

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka disa ditë që ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, por që nuk është shfaqur në publik. Ditën e djeshme ajo është shfaqur për herë të parë. Ajo ka postuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku duket se është kujdesur për veten e saj.

Beatrix ka lyer dhe prerë flokët ndërsa ka postuar një video ku shfaqet mjaft në formë duke kënduar këngën e saj “Faj”.

“Me mbushët me dashuri, jetaaa. E keni degjuar ‘Faj’ akoma? Mund ta gjeni tek link-u ne profil timin!”, shkruan Trixa.

Këtë këngë duket se ia dedikon romancës së saj që lindi brenda shtëpisë së "Big Brother VIP" me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934