INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Edi Rama i përgjigjet maturantëve të zhgënjyer [VIDEO]

Publikuar më: 14:48 07-09-2016

Nga jashtë dritares së zyrës së punës së kryeministrit Edi Rama, zërat kumbonin me një thirrje të vetme: Duam shkollë. E në kundërpërgjigje të kësaj situate Kryeministri i vendit ka zgjedhur një ide praktike. Është zërin e maturantëve për ti dhënë përgjigje të gjithë moshatarëve të tyre që kanë dalë të zhgënjyer nga i gjithë procesi i pranimeve në Universitet. Për Kryeministrin Rama, më të mirët janë në krye të listave të fituesve, por duke qënë se ata kanë fituar në shumë degë do të krijohen mundësi të reja për të gjithë ata që nuk kanë mundur të rezultojnë fituestë.  Jashtë dyervë të Universiteteve tha Rama, do të mbetem vetëm më të dobëtit e maturës shtetërore, por që në fakt rastet kur gjimnazistët me mesatare shumë të lartë kanë mbetur jashtë dyerve të Universiteteve ëhstë janë të shumta të dennoncuara publikisht në media. E kjo ishte dhe arsyeja e protestës së maturantëve përballë zyrës së Kryeministrit Edi rama
Edi Rama:
“NJË SQARIM ME ZËRIN E MATURANTËVE
Një nga risitë e Reformës në Arsim është më të mirët zgjedhin të parët!
Po sigurisht, një maturant i shkëlqyer nuk mund të shkojë në tetë, nëntë apo dhjetë degë, ku shpreh fillimisht preferencën dhe del fitues! Deri në 20 shtator, çdo fitues në më shumë se një degë, do të regjistrohet në degën e vetme që do ndjekë dhe, automatikisht, të gjitha vendet e tjera që ka zënë përkohësisht në listën fituese, do të lirohen për shpalljen e fituesve të tjerë.
Pra, e drejta për të zgjedhur përcaktohet sipas meritës, me procedura transparente, jo më në errësirë sipas tarafit apo parasë... Rregullat janë të qarta dhe kush ndjek si duhet procedurat, padiskutim do të ushtrojë të drejtën e vet për shkollim të lartë, sipas meritës.
Suksese dhe mos harroni: Janë 25 mijë kuota për 27 mijë e 600 aplikues, kështu që ata që do mbeten jashtë në fund të procesit, do të jenë një numër i kufizuar e me rezultatet më të dobëta ndër gjithë të tjerët. Prandaj respekt për meritën e secilit dhe durim deri në përfundimin e procesit!

Article Logic
Execution time: 0.0045700073242188