INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pse të ndarë, Nora Istrefi dhe Robert Berisha bëhen bashkë për këtë arsye të veçantë!

Edhe pse të ndarë, Nora Istrefi dhe Robert Berisha bëhen bashkë për këtë arsye të veçantë!

Publikuar më: 17:35 15-05-2021

Megjithëse të ndarë, sot është një ditë shumë e rëndësishme si për Nora Istrefin ashtu edhe për Robert Berishën. Vajza e ish-çiftit të famshëm të showbizit, Renee, feston sot 6 vjetorin. Për këtë arsye artistët janë bashkuar për t’i bërë të voglës së tyre dhuratën më të veçantë të ditëlindjes.

Këngëtarët i kanë dhuruar një shoqe të re, një qenushe të vogël. Roberti ka publikuar në InstaStory dhuratën për të bijën, teksa shkruan: “Shumë urime për ty Renee, shpirti i babit. E gëzofsh Ninën, sot i bën 2 muaj e ti 6 vjet. Të do babi shumë.”

Gjithashtu, Nora ka ndarë në profilin e saj në Instagram foto të Renee-s me qenushen në krahë. Ajo dhe Roberti kanë treguar edhe më herët se ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për të qenë prindërit ideal për vajzën e tyre.

dag.png

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775