INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe politikanët festojnë Halloween. Shihni si u vesh deputeti socialist [FOTO]

Edhe politikanët festojnë Halloween. Shihni si u vesh deputeti socialist [FOTO]

Publikuar më: 10:36 01-11-2018

31 tetori festohet në mbarë botën. Halloween, një festë që e ka origjinën e saj në Amerikë, por që e gjithë bota zgjedh që të festojë. Deri në orët e para të mëngjesit, edhe në Tiranë qytetarët kanë festuar. Me maska për të larguar shpirtrat e ligj, të gjithë u maskuan. Dhe jo vetëm qytetarët. Edhe politikanët kanë vendosur që të festojnë. Madje deputeti Ervin Bushati së bashku me familjen e tij ka zgjedhur të maskohet. Bushati, bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij janë maskuar të gjithë njësoj dhe kanë festuar Halloween.

ervin_bushati.png

Halloween është dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skelete, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme. Halloween vitet e fundit po festohet edhe Shqipëri, ndërsa në botë kjo festë kthehet në garë midis VIP-ave për kostumin më të bukur. Halloween u përhap në Shqipëri pas viteve ’90, duke ardhur e u bërë më shumë konkrete, kryesisht e festuar nga të rinjtë.

Article Logic
Execution time: 0.0038719177246094