INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Maluma e paska fiksim një nga motrat Kardashian-Jenner!

Edhe Maluma e paska fiksim një nga motrat Kardashian-Jenner!

Publikuar më: 15:30 25-04-2020

Maluma është një ndër artistët më në zë për momentin në tregun muzikor ndërkobmbëtar. Ai është një emër që po bëhet çdo ditë e më i famshëm dhe është kthyer në një sensacion në të gjithë botën, jo vetëm për këngët e bukura latine por edhe pamjen e tij. Vajzat vdesin pas tij, por Maluma paska fiksim një nga motrat Kardashian-Jenner!

Superylli 26-vjeçar ka folur hapur për ndjenjat e tij ndaj Kendall Jenner në një intervistë për Access Hollywood.

“Të gjithë e dinë që fiksimi im i famshëm është Kendall Jenner. Unë do ta them përsëri, ajo është fiksimi im”.

Të dy u takuan në grupin e xhirimeve për një fushatë të të brendshmeve Calvin Klein dhe ai mendon se Kendall e kuptoi që ai e pëlqen.

“Ne ishim duke xhiruar së bashku dhe pastaj ajo më pa, dhe unë u nervozova aq shumë, saqë jam i sigurt që ajo e vuri re”, tha ai.

Këngëtari gjithashtu u hap për jetën e tij si beqar dhe tha: “Unë nuk ndjehem sikur dua të kem një marrëdhënie tani në jetën time. Jam shumë i përqendruar në atë që po ndodh tani”.

“Unë dua të kem një të dashur. Dua të martohem një ditë. Dua të kem familje – kjo është një nga ëndrrat e mia më të mëdha në jetën time – por mendoj se jam shumë i ri për këtë. Unë sapo u bëra 26 vjeç, dhe nuk ndjehem sikur kjo është ajo që dua tani”.

“Pra, sigurisht, një ditë do të gjej dashurinë e jetës sime, unë do të këndoj një këngë për të, çfarëdo qoftë ajo, në kitarë, dhe të plakem me atë person, por tani, kjo nuk është ajo që dua ”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385