INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Britania 'mohon' kryeministrin Haradinaj

Edhe Britania 'mohon' kryeministrin Haradinaj

Publikuar më: 16:46 27-01-2018

Është vënë në pikëpyetje pjesëmarrja e kryeministrit Ramush Haradinaj në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, i cili në fund të shkurtit do të organizohet në Londër. Kjo për shkak të “izolimit”, në të cilin e ka vënë Perëndimi, shkruan sot Koha Ditore.

E përditshmja bën me dije se këtë javë  Ambasada Britanike në Prishtinë, deri më tani , nuk e ka pajisur me vizë kreun e Qeverisë. Dy javë më parë, edhe Ambasada Amerikane refuzoi t’i japë vizë Haradinajt.

Masat e këtilla kanë pasuar pak kohë pasi kur kreu i Qeverisë, si dhe presidenti Hashim Thaçi, nisën iniciativën për ta shembur Gjykatën Speciale, pavarësisht se themelimi i saj është bërë në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në Zyrën e kryeministrit, prej tri ditësh, kanë refuzuar të japin informacion në lidhje me aplikimin e Haradinajt për vizë britanike shkruan Koha Ditore.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545