INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tmerrshme! Aktori i njohur i “PORTOKALLI” tentoi të vrasë veten, zbuloni arsyen përse [FOTO]

E tmerrshme! Aktori i njohur i “PORTOKALLI” tentoi të vrasë veten, zbuloni arsyen përse [FOTO]

Publikuar më: 16:03 05-05-2018

Një ndër gjërat më të tmerrshme që mund t’i ndodhë dikujt!

E kemi parë prej vitesh në ekran, por edhe në teatër, mirëpo ai nuk ka patur një jetë ashtu siç duhet. Bëhet pjesë për një nga prurjet më të reja të emisionit të humorit “Portokalli”, Alex Seitaj i cili ka dhënë një intervistë të rrallë së fundmi për “Panorama Plus”. Ai është rrëfyer se vuante depresioni dhe bulizmi para disa kohësh kur ishte ende në shkollë.
“ Është mëkat të mos guxosh vetëm sepse të tjerët mund të të tallin apo të reagojnë keq.”- thotë ai.

Aktori rrëfen se si ka mundur të dalë nga kjo gjendje depresioni dhe të heqë dorë nga mendimi për të vrarë veten. 

Je shprehur në një intervistë se në shkollë ke vuajtur nga bulizmi. Çfarë pasojash mendon se ka lënë te ty ajo kohë dhe si ke fituar mbi të tjerët?

"Gjëja që falënderoj veten më shumë është që, edhe pse ka qenë shumë e vështirë, asnjëherë nuk kam hequr dorë. Edhe pse mund t’i kisha të gjithë kundër, jam përpjekur të bëj çdo gjë që kam pasur në mendje. Gjykimi dhe sulmi i të tjerëve mund të të pengojë të veprosh, e megjithatë çdokush e di atë që ka në zemër dhe të tjerët nuk vlejnë asgjë përpara asaj ndjesie. Është mëkat të mos guxosh vetëm sepse të tjerët mund të të tallin apo të reagojnë keq. Dhe në fund, sigurisht, që do të triumfosh. Kam folur për këtë gjë, edhe për t’u dhënë zemër atyre të rinjve që janë tani në situatën që isha unë kohë më parë."

Dimë që ti ke fituar një betejë me veten, pra, duke hequr dorë nga mendimi për të vrarë veten. Mund të na zbulosh këtë anë të panjohur të jetës si artist?

Tani ajo periudhë është shndërruar për mua si një burim frymëzimi. Unë kam vazhduar të flas kundrejt sensibilizimit të njerëzve ndaj problemeve psikologjike dhe mendore, si depresioni apo ankthi. Më vjen mirë që shumë më kanë shkruar, duke u identifikuar me historinë time dhe duke kuptuar që me guxim dhe ndihmën e duhur gjithçka do të shkojë mirë. Në fund të fundit, historia ime nuk ësh-të një histori dorëzimi, por mbijetese. Dhe këtë duhet ta dinë të gjithë ata që po kalojnë kohë të vështira në jetën e tyre.

alesk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717