INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E sulmoi deri në kërcënime, Sindi bëhet pishman, i kërkon falje publike Melisës

E sulmoi deri në kërcënime, Sindi bëhet pishman, i kërkon falje publike Melisës

Publikuar më: 18:31 14-06-2021

Ditë më parë Sindi në një paraqitje televizive ku foli për përvojën në program u ndal edhe tek konkurrentët që i janë futur muzikës.

Ajo ironizoi me ta duke thënë qe po thënë që po të mos ishte programi sdo të merrnin as 1mijë klikime madje iu kërkoi ta linin këtë rrugë.

E kësaj deklarate i ka reaguar Melisa përmes një video ku shprehet me shumë qetësi se dhe Sindi mund ta kishte shfrytëzuar famën e marrë nga “Për’puthen” për të bërë diçka më të mirë në jetën e saj. Ajo shton se është shumë krenare me arritjet e saj aktuale në muzikë, por ndërkohë Sindi nuk po bën asgjë me jetën e saj. Melisa shprehet se gjithë vëmendjen e marrë nga emisioni, Sindi po e përdor për të hedhur vrer kundër të tjerëve dhe jo për veten. Ajo thotë se Sindi ka shumë talent në violinë dhe me lutje i kërkon që të fokusohet tek vetja dhe jo tek të tjerët.

Kaq ka mjaftuar që Sindi të reagojë sërish deri tek kërcënimet duke thënë se ajo di shumë gjëra për Melisën që as Andi nuk i di.

Por vetëm pak orë pas këtyre deklaratave Sindi është bërë pishman duke i kërkuar falje publike Melisës dhe fshirë postimin e mëparshëm.

Gjërat shkojnë gjithmonë në ekstrem kur bëhet fjalë për ëndrrat tona. Megjithatë kërkoj ndjesë meqënëse të kam shqetësuar ty apo dikë tjetër! Të uroj gjithë të mirat!”, shkruan Sindi.

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818