INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rrallë! Në Gjirokastër, viçi lind me dy kokë

E rrallë! Në Gjirokastër, viçi lind me dy kokë

Publikuar më: 08:48 07-03-2016

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjirokastër, në fshatin Bulo. Një lopë ka lindur një viç me dy koka, ngjarje e rrallë e cila i ka ndodhur lopës së Arben Kamos. Për shkak të sforcimeve të shumta, fatkeqësisht lopa ngordhi pasi e kishte të pamundur ta lindte viçin në mënyrë natyrale.

Megjithatë, çudia ndodhi kur të pranishmit e therën lopën. Ata u habitën nga ajo çfarë panë në barkun e saj: një viç me dy koka!

Mendohet se kjo ka ardhur si pasojë e kequshqyerjes së lopës me produkte gjenetikisht të modifikuara.

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447