INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë, reperi i njohur ndërron jetë pas një ataku në zemër

E rëndë, reperi i njohur ndërron jetë pas një ataku në zemër

Publikuar më: 21:27 09-04-2021

Reperi i njohur DMX ka ndërruar jetë në moshën 50 vjecare pas një sulmi në zemër javën e kaluar.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij të cilët njoftuan se reperi DMX emri i të cilit është Earl Simmons ndërroi jetë në spitalin Ëhite Plains ku ishte shtruar javën e kaluar pas atakut në zemër.

Shumë miq dhe fansa të tij ishin mbledhur jashtë spitalit për t’u lutur për jetën e reperit.

Earl Simmons filloi të këndonte në stilin rap që në 1990, ndërkohë ai ka interpretuar edhe në mbi 40 filma.

Ai numëron gjithashtu tre nominime Grammy, dy për performancën më të mirë solo dhe një për rapin më të mirë në vitet 2000, 2001.

dmx.png

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117