INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’ndodhi? Andi tërhoqi deklaratën për Jasminën; por shihni ç’bëri Jasmina!

Ç’ndodhi? Andi tërhoqi deklaratën për Jasminën; por shihni ç’bëri Jasmina!

Publikuar më: 20:26 09-04-2021

Andi vendosi që të tërheqë deklaratën për Jasminën pas diskutimeve në takim, ndonëse pati momente shumë të ëmbla mes tyre.

Andi mori prangat dhe e lidhi pas vetes e më pas shkëmbeu puthje pasiononte në bagazhin e makinës me Jasminën.

Andi: Unë mund të kem komente në Instagram, ajo ka provokime e ngacmime me meshkuj këtu live. Në takime del me të tjerë. I thashë përse nuk deklaron për mua? Ajo më vë mu kushte.

Jasmina: Nuk kam pse deklarohem për dikë që nuk e di se ku është.

Andi: Cfarë kam bërë që nga momenti që jam deklaruar për ty dhe pyeti vajzat e tjera a kam bërë dicka provokuese, ngacmuese.


Pas gjithë debateve e diskutimeve me njëri tjetrin, kur Andi ishte gati për të hequr dorë nga Jasmina, ajo mori në kontroll situatën.

Jasmina vendosi që të deklarohet vetëm për Andin në këtë emision dhe të dy lanë kokëfortësinë e tyre mënjanë për të nxjerrë në pah ndjenjat për njëri-tjetrin.

Jasmina: Nga ky moment jam vetëm për ty. Kam qenë e sigurt që në fillim.

Pas kësaj, Andi dhe Jasmina shkëmbyen një përqafim të ngrohtë me njëri-tjetrin dhe shijuan kërcimin.

Article Logic
Execution time: 0.0019857883453369