INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë! Gjendet e vrarë me pistoletë bashkëshortja e efektivit të policisë, dalin detajet e para

E rëndë! Gjendet e vrarë me pistoletë bashkëshortja e efektivit të policisë, dalin detajet e para

Publikuar më: 13:31 06-08-2018


Gruaja e një efektivi policie në Durrës është gjetur e vrarë me pistoletë ditën e sotme në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.10 të qytetit, në familjen e efektivit, Sherif Hajdari.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 47-vjeçaria me inicialet M.H. është vetëvrarë.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, viktima nuk ka qenë e vetëm në shtëpi.

Gruaja është dërguar në kirurgji me një plumb në kokë por pa shenja jete. Trupi i saj ndodhet në morg.

Megjithatë policia nuk përjashton as pistën e vrasjes.

Njoftimi i Policisë
Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen Nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja M.H. 47 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0032699108123779