INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E RËNDË/ 3 persona marrin me dhunë një 13 vjeçare që ta përdhunojnë

E RËNDË/ 3 persona marrin me dhunë një 13 vjeçare që ta përdhunojnë

Publikuar më: 10:25 15-05-2018

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier. Sipas të dhënave të uniformave blu, tre të rinj janë arrestuar në flagrancë pasi kanë marrë forcërisht një 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë. Sipas të dhënave të policisë të rinjtë janë nga mosha 22 deri në 24.
Njoftimi i Policisë së Fierit.
“Të arrestuarit janë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur."
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Heqje e paligjshme e lirisë" dhe "Marrëdhënie seksuale me të mitur" e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656