INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E refuzuan në Festivalin e Këngës në RTSH, flet këngëtari shqiptar: Është e padrejtë [FOTO]

E refuzuan në Festivalin e Këngës në RTSH, flet këngëtari shqiptar: Është e padrejtë [FOTO]

Publikuar më: 11:29 08-11-2019

Disa ditë më parë u zbardh 25 emrat pjesmarrës në festivalin e RTSH-së, në kompeticionin më të rëndësishëm të këngës në Shqipëri.

Erik Lloshi nuk u pranua dhe kënga e tij është refuzuar të bëhet pjesë e listës pjesëmarrëse, ndërsa këtë lajm e konfirmoi vetë këngëtari për Newsbomb.al, duke treguar se nuk ka marrë asnjë sqarim.

Mirëpo në një intervistë në emisionin "Semafor" në RTSH, Eriku e quan të padrejtë refuzimin e tij në festival.

"Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë", u shpreh Eriku

5a78a649df8b08b56328c427f3f17dfc_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038018226623535