INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajti Donaldin ‘’tradhëtar’’ dhe kërkoi ndarjen e saj nga Romeo, Aleksia zbulon mesazhet flirtuese të ndjekësit të martuar!

E quajti Donaldin ‘’tradhëtar’’ dhe kërkoi ndarjen e saj nga Romeo, Aleksia zbulon mesazhet flirtuese të ndjekësit të martuar!

Publikuar më: 16:30 28-12-2021

Vëmendja e madhe që Donaldi mori pas hyrjes në shtëpinë e BBV ka vënë në fokus të medias dhe publikut edhe Romeon dhe Aleksian, vajzën që përflitet si e dashura e tij por duket se situata është e komplikuar pasi kohë më parë u përfol për një ndarje.


Situata e Donaldit me Borën dhe Trixën ka përfshirë nga ndjekësit edhe Aleksian, së cilë një burrë së fundmi i kërkoi të ndahej nga Romeo, pasi Donaldi është tradhëtar (referuar situatës me Borën)

Aleksia nuk ka vonuar dhe përmes një video i ka kthyer përgjigje atij duke e bërë për ‘’5 pare’’ dhe duke zbuluar se personi i njëjtë që është i martuar i shkruan asaj mesazhe flirtuese.

“Ke një foto me nusen në profil dhe më ke dërguar 10 mesazhe ku thua: shpirt, zemër, ylli dhe gjykon Donaldin që ishte beqar. Është kulmi të kryqëzohet nga njerëz si puna jote që mashtrojnë, tradhtojnë, mbajnë të dashuruar dhe prishin familje është hipokrizia më e madhe,”– ia ka kthyer Aleksia, duke shkruar se kjo është hera e fundit që flet për këtë temë.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438