INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajnë “të paedukatë” pasi nxorri gishtin e mesit, Dafina Zeqiri s’ua kursen përgjigjen fanseve!

E quajnë “të paedukatë” pasi nxorri gishtin e mesit, Dafina Zeqiri s’ua kursen përgjigjen fanseve!

Publikuar më: 17:34 24-08-2021

Njerëzit në komunikimin e tyre të përditshëm përdorin shumë gjeste. Disa prej tyre priten pozitivisht, të tjerë shkaktojnë indiferentizëm, por ka nga ata që shkaktojnë një shkallë ekstreme indinjatash. Dhe indinjatë të pabzë. Siç ka ndodhur së fundmi me dy prej ndjekësve të Dafina Zeqirit. Këngëtarja ka publikuar në Instagram disa foto nga studioja muzikore me bashkëpunëtorët e saj ku pozon me gishtin e mesit.

Mirëpo, ky veprim ka bërë që dy ndjekëse të indinjohen aq keq saqë edhe e kanë ofenduar këngëtaren. Këto komente nuk kanë kaluar pa një përgjigje nga Dafina e cila është siguruar tu japë një mësim të mirë.

“Çfarë do të thuash me këtë gisht e dashur Dafina!”- ka komentuar dikush, të cilës Dafina i është kthyer “A duhet të shpjegoj veten time ty ose dikujt tjetër, e dashur? Më lejoni të jetoj dhe të bëj një punë të madhe e dashur. Mos u merr me punët dhe veprimet e njerëzve të tjerë! Jam e lodhur nga mendimet e njerëzve mendjengushtë si puna jote.”

StorySaver.Org-dafina.zeqiri_240620312_527008191716966_410146975958888838_n.jpg

 

Më pas dikush tjetër ka ndërhyrë, duke shkruar: “Nuk është ajo mendjembyllur, je ti e paedukatë!” Kjo ka revoltuar shumë Dafinën e cila shkruan: “Mjaftueshëm e edukuar sa për tu marrë me punën time. Mos ta tregova gjë gishtin ty? Fakti që nuk justifikohem më bën “të pa edukuar”? A po fyen inteligjencën time dhe mënyrën si më ka edukuar nëna? Turp të kesh! Ti? Student e e mjeksisë? Edhe del neper mediat sociale i gjykon njerzt? Gishtin mos ta qova ty? Ti mu kon njeri i “mir edhe edukum LMAO” kesh me ket postim edhe ma uron “fat” per punen e palodhshme qe e kom bo dhe jo me mkallxu mungesen e kese qe mi ki – e mi gjun mu. Klm”

 StorySaver.Org-dafina.zeqiri_240410434_1733937676803139_2209327647171973486_n.jpg

 

Këto komente ajo i ka postuar edhe në Instastory ku shkruan: ” O zot çfarëdo të bësh apo thuash sot disa “njerëz të zgjuar” kanë gjithnjë diçka për të thënë. Kjo është e trishtë. Jetoni jetën tuaj!”

Article Logic
Execution time: 0.0031929016113281