INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për fëmijën, përlotet këngëtarja shqiptare: Kam pasur një shtatzëni të dështuar

E pyesin për fëmijën, përlotet këngëtarja shqiptare: Kam pasur një shtatzëni të dështuar

Publikuar më: 19:34 22-06-2020

Mihrije Braha është një nga këngëtaret e preferuara të publikut, pavarësisht viteve që ikin.

E ftuar në emisionin ‘Prive’, ajo i është përgjigjur disa pyetjeve të fansave për rubrikën “Kutia e pyetjeve”.

Një prej pyetjeve që përloti këngëtaren kishte të bënte me fëmijët. Mihrije tregoi se ka patur një shtatzëni të dështuar dhe se nuk dëshironte të fliste gjatë për këtë temë.

“Pse ke lind vetëm Platorin?", u pyet këngëtarja.

“Kam pasur edhe një shtatzëni të dështuar spontanisht. Nuk e di nëse do të kishte një motër apo një vëlla për Platorin, por është një temë që nuk kam qejf të flas se më mërzit shumë”, u shpreh ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0036888122558594