INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin nëse do të largohet nga Portokallia, “Xhoda” befason me përgjigjen e tij: Oferta është…[FOTO]

E pyesin nëse do të largohet nga Portokallia, “Xhoda” befason me përgjigjen e tij: Oferta është…[FOTO]

Publikuar më: 12:29 26-04-2018

Ai është një nga aktorët më të njohur të humorit dhe me siguri të gjithë e njihni me emrin “Xhoda”. Por emri i tij i vërtetë është Irgen Çela të cilin e shohim në role të ndryshme në “Portokalli”, role të cilat “i qan”. Por a do të largohej Xhoda nga spektakli ku bën pjesë nëse i vjen ndonjë ofertë e mirë? Mesa duket jo, sipas përgjigjes që dha në emisionin Ditë e Re ku ishte i ftuar.

“Një ofertë mund të jetë vërtetë joshëse. Portokallia është, pa dashur të ofendoj asnjë koleg, është si patentë humori. Dhe është e vështirë të lësh mbrapa një emër dhe një reputacion kaq të madh qoftë për të marrë lekë më shumë.
Sepse atje ku shkon nuk i dihet a do jetë po kjo fuqi. Përveç punës së madhe që bëjnë aktorët, Portokallia është ngritur dhe ajo vetë instituticion që të jep fuqi ty.
Kur ti ndonjëherë nuk je në lartësinë e duhur, është në lartësinë e duhur e tëra dhe të jep dorë.”

dit.png

Article Logic
Execution time: 0.0032808780670166