INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E preferuara juaj?! E mësoni tani, ja cila është kënga që ka “fiksuar” shqiptarët!

E preferuara juaj?! E mësoni tani, ja cila është kënga që ka “fiksuar” shqiptarët!

Publikuar më: 17:30 13-07-2021

Muzika është pjesë e pandarë e përditshmërisë tonë, sidomos gjatë stinës së verës. Artistët e njohur shqiptarë kanë publikuar këngë e bashkëpunime të ndryshme, të cilat po na shoqërojnë gjatë aktivitetit tonë të përditshëm.

Me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti dhe bëhet fjalë për superhitin “Dale” të Butrintit, Kidës dhe Ledri Vulës. Përveç se po dëgjohet në shumë vende të Europës, “Dale” është trending numër 1 në Shqipëri, këngë e cila i ka kaluar 13 milionë klikime.

Në vend të dytë pozicionohet Don Xhoni me “Deri Kur”, ndërsa podiumi mbyllet me këngën e re të Noizyt dhe Arilena Arës “Murderer”.

Screenshot_1.png

Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707