INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E preferuara juaj? As Noizy, as Tayna, as Elvana, ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

E preferuara juaj? As Noizy, as Tayna, as Elvana, ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

Publikuar më: 17:32 18-08-2021

Vera e nxehtë kalohet më mirë me muzikë të bukur. Gjatë javëve të fundit, artistët e njohur shqiptarë kanë publikuar këngë e bashkëpunime të ndryshme, të cilat po na shoqërojnë gjatë aktivitetit tonë të përditshëm.

Me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e suksesshëm të Dafinës dhe Lyrical Son nën titullin “Llafe Llafe”, këngë e cila numëron mbi 3.8 milionë klikime dhe është trending numër 1 në vendin tonë.

“Llafe llafe” është këngë tipike verore dhe padiskutim një ndër hitet e kësaj vere, këngë e cila do na shoqërojë për muaj të tërë.

Në vend të dytë si trending është bashkëpunimi “Pistole” i Diona Fona dhe reperit të ri Marin, ndërsa podiumi plotësohet nga B2N dhe Emanuel Asllani “Krenar.

diona.png

Article Logic
Execution time: 0.0028901100158691