INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E penduara e ISIS Shamima Begum, pas 4 vitesh kërkon mbrojtje ligjore

E penduara e ISIS Shamima Begum, pas 4 vitesh kërkon mbrojtje ligjore

Publikuar më: 08:57 16-04-2019

Në moshën 15-vjeçare, Shamima Begumit i është bashkuar grupit militant Shtetit Islamik. Ajo është penduar 4 vite më pas dhe ka kërkuar ndihmë juridike që të kthehet në Britani
dhe t’i rikthehet shtetësia britanike. E në fakt ajo ja doli, arriti të përfitojë ndihëm ligjore falas.
Shamima është 19-vjeçe dhe ka udhëtuar nga Londra drejt Sirisë në vitin 2015, ku në shkurt i është pezulluar shtetësia britanike, pasi është gjetur në një kamp refugjatësh në
Siri.
Familja e saj ka thënë se po planifikojnë për ta sfiduar vendimin por, sekretari i jashtëm britanik, Jeremy Hunt, tha se vendimi i Agjensisë për Ndihmë Juridike për të ndihmuar
Shamiman e bën situatën edhe më “të pakëndshme”.
Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar është “një vend që beson se njerëzit me mjete të kufizuara duhet të kenë qasje në burimet e shtetit, nëse duan t’i sfidojnë vendimet që shteti i
ka marrë rreth tyre”. Për ta shpjeguar më saktë, ndihma juridike është ndihma financiare e siguruar nga tatimpaguesit për ata që nuk janë në gjendje të përballojnë vetë
përfaqësimin ligjor, pavarësisht se bëhet fjalë për një të akuzuar për krim apo një viktimë që kërkon ndihmën e një avokati gjatë proçesit gjyqësor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032620429992676