INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pazakontë, tani armët e paligjshme nisen e me postë

E pazakontë, tani armët e paligjshme nisen e me postë

Publikuar më: 11:19 08-12-2017

Nuk është se ndodh shpesh të nisen armë me postë, pasi është e paligjshme. Po nuk është ky rasti që është konstatuar nga policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se në postën doganore kanë arritur armë nga Tajvani dhe Hong Kongu.

Sipas policisë bëhet fjalë për pushkë, pjesë pistolete dhe fishekë, etj.
“Nga posta doganore njoftohet se nga Tajvani ka arritur një dërgesë, ku në pako kishte pushkë dhe tre fishekë të kalibrit të ndryshëm. Dërgesa është në emër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pushkën me municion dhe është duke u hetuar rastin. Po kështu posta doganore ka raportuar se dhe nga Hong Kongut ka arritur një dërgesë, ku në pako kishte një shurdhuese arme, tri dorëza pistolete, disa pjesë armësh të gjata dhe një shënjestër optike”, thuhet në raportin e policisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042550563812256