INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E patë mbrëmë ''sozinë'' e Olti Currit në EUROVIZION? Këngëtarja shqiptare publikon FOTON

E patë mbrëmë ''sozinë'' e Olti Currit në EUROVIZION? Këngëtarja shqiptare publikon FOTON

Publikuar më: 11:51 15-05-2019

Spektakël, muzikë dhe shumë argëtim ka përcjellë nata e parë e Festivalit Europian të Këngës që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

Fituesja e vitit të kaluar, këngëtarja vendase Netta, hapi shfaqen me një variant të ri të këngës së saj “Toy” (Kukulla) duke ndezur atmosferën për orët në vazhdim. 5 shteteve të cilët janë kualifikuar automatikisht në finale Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli, do t’u bashkohen edhe dhjetë finalistë të tjerë nga nata e djeshme

Ata janë: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Ceke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

Por e keni vënë rë ngjashmërinë e Olti Currit me këngëtarin e Gjeorgjisë? Është këngëtarja Rovena Dilo ajo që ka publikuar në Instagram një foto të këngëtarit që përfaqësoi Gjeorgjinë në Eurovizion, për të cilin shprehet se është sozia e Olti Currit.

“Gjeorgjia paska marre Olti Currin për Eurovizion ?????. Olti s’po m’besohet që shkove para meje”, shkruan Dilo bashkangjitur foton.

Dhe të themi të drejtën këngëtari ngjan pak me Oltin vetëm se i ka flokët e gjata.

OTO.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105