INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E paragjykuan, por tani e duan të gjithë! 5 mësime dhe mesazhe që na ka dhënë Lady Gaga [FOTO]

E paragjykuan, por tani e duan të gjithë! 5 mësime dhe mesazhe që na ka dhënë Lady Gaga [FOTO]

Publikuar më: 17:52 31-01-2019

Lady Gaga po përjeton periudhën e saj më të mirë dhe është në ndër artistet më të komentuara pozitivisht për talentin e saj për momentin. Nëpërmjet filmit ‘A Star Is Born’ që është nominuar për ‘Oscar’ dhe deri tani ka rrëmbyer disa çmime, Gaga tregoi potencialin e saj si në muzikë, por madje edhe në aktrim. Padyshim që ajo fitoi një numër të madh fansash pas këtij filmi dhe me plot bindje mund të themi që një yll me të vërtetë ka lindur.

Edhe pse na u shfaq shumë ndryshe nga ç’ishim mësuar ne ta shihnim, pra jo shume ekstravagante, Lady Gaga është një artiste me plot kuptimin e fjalës, madje edhe një inspirim për shumë njerëz.
Rrugëtimi i Lady Gagës drejt suksesit nuk është një vijë e drejtë, përkundrazi. Ajo ka hasur shumë vështirësi, kritika negative dhe urrejtje nga njerëzit që nuk mundnin dot ta kuptonin stilin e saj dhe të qënurit ndryshe.

Po si mundi që ja doli, që sot është një artiste e suksesshme dhe këtë vit ka fituar dashurinë e shumë njerëzve? Ja 5 mësimet që na ka dhënë të gjithëve Lady Gaga:

1.Duaje veten tënde!
Kur ishte në shkollë, Gaga është bulizuar dhe është paragjykuar shumë nga bashkëmoshatarët e saj dhe kjo gjë ka ndikuar që ajo të ketë pasiguri dhe që të ndihej e vetmuar, por prap kjo se ka ndaluar që ajo të vlerësojë veten. Prandaj gjithmonë në çdo produksion muzikor apo intervistë thekson që çdo njeri duhet të dojë veten. Ajo e di se asgjë në këtë botë nuk është aq e fuqishme sa dashuria.

LADY_GAGA_OPRAH.jpg

 


2.Mos ki frikë të tregosh që ti je ndryshe!
Lady Gaga gjithmonë është dalluar për një imazh ekstravagant, që ka krijuar përmes këngësh dhe veshjesh. Këngëtarja gjithmonë ka dashur të krijojë një stil të sajin, unik dhe të paimitueshëm, të jetë koherente me modën e duke e ndjekur atë me shumë pasion. Shumë njerëz e kanë konsideruar stilin e saj shumë të ekzagjëruar, të cuditshëm dhe e paragjykonin. Po përsëri Lady nuk ka hequr dorë edhe pse kishte gjithë njerëz kundër, ajo vazhdoi duke treguar që nuk ndikohet nga njerëz dhe nuk ka frikë që të jetë ndryshe nga ta. Pra ne asnjëherë nuk duhet të kemi frikë që të tregojmë kush jemi e pse mund të jemi ndryshe nga të tjerët.


3.Rrethojeni veten me njerëz që ju mbështesin dhe që besojnë tek ju
Lady Gaga në një intervistë është shprehur që ka kaluar një periudhë shumë të keqe dhe pikërisht në ato momente kuptoi se cilët ishin miqtë e saj më të mirë. Ajo është ndjerë shumë e zhgënjyer nga disa njerëz që i kishte konsideruar miq, po në fund mësoi se duhet ta rrethonte veten me njerëz që kishin besim te ajo dhe që e mbështesin pavarsisht çdo gjëje dhe që të sigurohesh disa herë për të investuar në një marredhënie shoqërore.


4.Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e muzikës
"Unë ndihesha shumë vetëm dhe isha në depresion kur isha 19 vjeç ... Ishte vetëm pianoja ime dhe unë", është shprehur Gaga. Nëpërmjet muzikës e artit ajo mundi që vërtet ta shpëtonte nga realiteti që po e mbyste çdo ditë e më tepër dhe që i dukej sikur nuk i përkiste. Ajo filloi të luante piano kur ishte vetëm 4 vjeç dh shkroi baladën e saj të parë kur ishte vetëm 13 vjeç. Shumë prej nesh mendojnë se muzika është vetëm për argëtim, pa marr parasysh se sa e fuqishme mund të jetë dhe sa ndikim mund të ketë tek ne. Gaga na tregoi se muzika jo vetëm që të argëton dhe të bën të kërcesh, por dhe të shpëton jetën.

ladygaga-child.jpg

 


5. E fundit por jo më pak e rëndësishme është që gjithmonë të ndjekim ëndrrat tona dhe të mos ndalemi asnjëherë nga ajo çfarë mund të thonë njerëzit për ty. E rëndësishme është ajo se çfarë ju ndjeni në fund të ditës./I.M/intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0040490627288818