INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasmë në Venecia! Lady Gaga martohet këtë vit dhe shpenzimet e ceremonisë kapin shifra marramëndëse

Dasmë në Venecia! Lady Gaga martohet këtë vit dhe shpenzimet e ceremonisë kapin shifra marramëndëse

Publikuar më: 19:40 03-01-2019

Nëse viti 2018 ishte vit ‘I artë’ për Lady Gaga, falë filmit në të cilin interpretonte dhe mbante titullin “A star is born”, 2019-a për artisten do jetë viti i ‘buqetës së nuses’.
Këngëtarja do martohet me menaxherin e saj, thuajse 50 vjeçar Christian Carino. Lajmi është bërë i ditur nga revista amerikane “Life & Style” dhe thuhet se do jetë një dasëm e denjë për një faraon: plot 5 milionë euro llogariten shpenzimet.

Dasma mendohet të zhvillohet në qytetin ku dyshja u njoh, në Venecia dhe ku debutoi si aktore. Ceremonia do jetë shumë e fshehtë, me një rreth të ngushtë miqsh, mes të cilëve Elton John, Bradley Cooper e Donatella Versace, që, mesa duket, do jetë edhe dizenjuesja e fustanit të nuses.

lady-gaga-christian-carino.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031619071960449