Një moment i papritur dhe mjaft i komentuar ka ndodhur në spektaklin “Ferma VIP”, ku protagoniste u bënë shkrimtarja Mimoza Ahmeti dhe balerini Ilir Shaqiri.
Gjatë lojës “Mos qesh”, fermerët sfidonin njëri-tjetrin për të mos shpërthyer në të qeshura përballë situatave komike dhe provokuese. Në finale mbërritën Mimoza Ahmeti dhe Ilir Shaqiri, të cilët u përballën kokë më kokë në sfidë.
Pas situatës, Mimoza e komentoi me humor veprimin e saj, duke thënë:
“Më kishte vënë bas që mua s’më puth kurrë. Dhe thash e kam kaq afër, po nuk e kapa sot, nuk e kap më”.
Pamjet janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ndërsa publiku ka reaguar gjerësisht për afrimitetin dhe batutat mes dy fermerëve në reality show.








11 May 2026 





