INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ndarë në 211 çanta sportive, sekuestrohen 5 ton kokainë

E ndarë në 211 çanta sportive, sekuestrohen 5 ton kokainë

Publikuar më: 17:40 02-08-2019

Një sasi rekord kokaine me vlerë gati 1 miliardë euro është kapur në Hamburg e cila ishte e vendosur në 211 çanta sportive.

Zyrtarët konfiskuan rreth 5 ton kokainë në një anije transporti në Gjermaninë Veriore, me një vlerë prej gati 1 miliardë euro.

Droga u zbulua dy javë më parë gjatë një kontrolli rutinë, duke rezultuar dërgesa më e madhe e kokainës të kapur ndonjëherë në Gjermani.

Më shumë se 4,200 pako të vendosura në 211 çanta sporti po kalonin nga Montevideo në Urugua, përmes Hamburgut, në Antwerp, Belgjikë.

Kokaina tashmë është shkatërruar nën fshehtësi dhe masa të rrepta sigurie.

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488