INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E mbani mend këngën “Ritmi i Rrugës”? Capital T ka një surprizë për të gjithë fansat

E mbani mend këngën “Ritmi i Rrugës”? Capital T ka një surprizë për të gjithë fansat

Publikuar më: 15:30 21-01-2022

Reperi shumë i dashur nga publiku, Trim Ademi, i njohur si Capital T ka publikuar së fundmi, albumin e tij të titulluar “HeartBroken Kids”. Rreth një orë më parë, ai i ka befasuar të gjithë, pasi ka rikthyer një nga hitet më të mëdha shqiptare.

Bëhet fjalë për këngën “Përjetësisht” të grupit legjendar Ritmi i Rrugës. Madje, Capital ka publikuar edhe një pjesë të vogël të videoklipit, duke paralajmëruar se e plota do të lancohet më datën 22.

Kjo këngë është vërtetë prekëse, pasi i dedikohet atyre që e kanë humbur dikë në jetë. Ndryshe, këngët e Ritmit të Rrugës janë ende të dëgjuara edhe në ditët e sotme.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943