INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kritikuan KEQ për këngën me të cilën do na përfaqësojë në EUROVISION, Ronela Hajati ka një përgjigje për të gjithë!

E kritikuan KEQ për këngën me të cilën do na përfaqësojë në EUROVISION, Ronela Hajati ka një përgjigje për të gjithë!

Publikuar më: 18:29 12-01-2022

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në “Eurovision”. Artistja u shpall fituese e "Festivalit të Këngës" disa ditë më parë ku ajo konkurroi me këngën “Sekreti”. Ndonëse Ronela ka marrë mbështetje të madhe, siç ndodh zakonisht në kompeticione është përballur edhe me kritika jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por edhe nga figurat publike dhe kolegët e saj. Disa prej tyre mendojnë se teksti i këngës është shumë i dobët.

Këtyre kritikave, Ronela ka vendosur t’ju përgjigjet në mënyrë sarkastike. Ajo ka publikuar një video duke theksuar një pjesë të tekstit të këngës, krahas së cilës ka shkruar: “Versioni për moralistët”.

 

 

Kujtojmë se Ronela në intervista pas fitores, tha se performanca në Torino do të jetë krejt ndryshe nga ajo që pamë në festival.

Article Logic
Execution time: 0.0038461685180664