INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Meridiani thumbon keq Einxhelin pas rikthimit në Big Brother

Çfarë ndodhi?! Meridiani thumbon keq Einxhelin pas rikthimit në Big Brother

Publikuar më: 19:32 12-01-2022

Meridian Ramçaj është një nga ish-konkurrentët e “Big Brother VIP Albania”, i cili u eleminua javën e kaluar nga shtëpia. Me daljen e tij, ai ka bërë shumë deklarata lidhur me banorët e shtëpisë, ku kryesisht ka sulmuar Donaldin, që nga vendimi i këtij të fundit për ta çuar në televotim.

Megjithatë, së fundmi, ai ka thumbuar edhe Einxhel Shkirën, banorja e cila u televotua nga publiku për të lënë shtëpinë, edhe pse fati qe me të, për ta rikthyer sërish në lojë.

Mesa duket, ish-banori ka vendosur të reagojë lidhur me këtë situatë duke e thumbuar atë në rrjete sociale.

Fillimisht, ai ka postuar një ‘poll’ në llogarinë e tij të “Instagram” ku shtron pyetjen për ndjekësit:

“Kur shkoni me pushime si e preni biletën ju?” dhe alternativat e mundshme janë “Vajtje” dhe “Vajtje-Ardhje”.

Më pas, ai nis rubrikën “Ask me a question”, duke e bashkangjitur me shkrimin “A beson tek fati?” dhe me foton e një fallxhoreje, që duket se është një thumbim për moderatoren që është etiketuar si “fallxhorja” nga Ilir Shaqiri.

WhatsApp-Image-2022-01-12-at-4.05.34-PM-1.jpeg

WhatsApp-Image-2022-01-12-at-4.05.34-PM.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115