INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kishit menduar vend të sigurt? Suedia bëhet gati për luftë

E kishit menduar vend të sigurt? Suedia bëhet gati për luftë

Publikuar më: 13:53 22-05-2018

Në  shumë prej raporteve botërore Suedia përshkruhet një shtet ku të gjithë do të donin të jetonin. Por duke parë zhvillimet të më fundit në arenën ndërkombëtare edhe pse e tërhequr qeveria suedeze mendon për qytetarët e saj.

Më së fundi 4.8 milionë familjeve qeveria u ka shpërndarë fletushkaku për të parën herë në më shumë se gjysmëshekulli përcillen udhëzime sesi duhet reaguar në rast lufte.

Fletat me titull  (Nëse vjen kriza e luftës), shpjegojnë sesi njerëzit mund të sigurojnë nevojat bazike si ushqimi, uji dhe ngrohja, dhe u tregojnë atyre çfarë nënkuptojnë sinjalizimet, ku të gjejnë strehime nga bombat dhe si të kontribuojnë në mbrojtjen totale të Suedisë.

20 faqet e ilustrura me sirena, avionë luftarakë dhe familje që u largohen shtëpive të tyre, e përgatisin popullatën edhe për rreziqe të tjera, si sulmet kibernetike apo ato terroriste, ndryshimet klimatike dhe mënyrat e identifikimit të lajmeve të rreme.

“Ndonëse Suedia është më e sigurtë sesa shumë vende të tjera, rreziqet që kërcënojnë sigurinë dhe pavarësinë tonë nuk mungojnë.

Qeveria suedeze beson se ky informacion është i rëndësishëm përballë përkeqësimit të situatës së sigurisë në pjesën tjetër të botës”, thuhet në broshurë.

Stokholmi në mënyrë të përsëritur  i është referuar  agresionit rus si një nga arsyet për rritjen e masave të sigurisë.

Fletëpalosje të ngjashme janë shpërndarë për herë të parë në Suedinë neutrale gjatë vitit 1943, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. Prej më  shumë se 200 vitesh Suedia nuk është përfshirë në luftë por mesa duket kohët po ndryshojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0023829936981201