Kaq shumë kanë dëshiruar fansat e tyre t’i shohin bashkë, saqë s’dimë nëse për hir të fansave, famës, apo të dashurisë për njëri-tjetrin, Bora dhe Donaldi kanë vendosur të bashkëpunojnë. Burime për “Kryefjala.com” bëjnë me dije se çifti po “ribashkohet” për të sjellë një këngë, teksa janë parë shpesh në studion e Elgit Dodës së fundmi.
Donaldi po e merr seriozisht muzikën, ndërsa Bora po i rikthehet pasionit të vjetër. Rikujtojmë se së shpejti, Bora dhe Donaldi do të jenë gjithashtu kolegë pasi do të punojnë të dy në televizionin “Top Channel”.
I zënë “grackë” nga emisioni “Ndryshe” i transmetuar në Top Albania Radio, Donaldi e zbuloi më në fund se shumë shpejt vjen programi i cili do të fillojë transmetimin në Top Channel.
Në emisionin e moderuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana, mes të tjerave, është një rubrikë ku personazhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rreng. ‘Në kurth’ këtë herë ka rënë Donaldi i cili ka marrë një telefonatë nga gazetarja e emisionit. Gazetarja i tregon pak a shumë idenë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë.








12 Nov 2025 





