INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E frikshme! Çifti nga Tirana “flenë” në vinç, kërcënojnë me hedhje nga lartësia e madhe, zbuloni arsyen!

E frikshme! Çifti nga Tirana “flenë” në vinç, kërcënojnë me hedhje nga lartësia e madhe, zbuloni arsyen!

Publikuar më: 09:07 29-04-2018

Gjithë natën mbi vinç, burrë e grua kërcënojnë se do të hidhen!

Çifti nga Tirana, Ferdinand dhe Teuta Saraçi që hipën mbrëmë mbi një vinç 30 metra të lartë te diga e liqenit e kërcënonin se do të hidheshin që aty, duket se e kanë vijuar aventurën e rrezikshme duke qëndruar mbi objekt gjatë natës.

Mësohet se burrë e grua ndodhen ende në majë të vinçit edhe mëngjesin e sotëm, pasi kërkojnë zgjidhje për një problem pronësie. Bëhet fjalë për dy-ish të përndjekur që i kanë kërcënuar se do t’i nxjerrin nga shtëpia, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ata zgjedhin këtë formë ekstreme për të protestuar.


Ata janë shprehur se ndërsa kunata do t’i nxjerrë nga shtëpia, policia qëndron indiferente ndaj kërkesave. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca dhe po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi, por siç duket pa sukses prej orësh të tëra.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168