INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse dy të moshuar po tentojnë të vetëflijohen

Tronditëse dy të moshuar po tentojnë të vetëflijohen

Publikuar më: 09:16 18-10-2017

Dy të moshuar, që janë dhe bashkëshortë janë ngjitur në një vinç që ndodhet pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë dhe kërcënojnë se do të hidhen. Çifti ndodhet sipër vinçit prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Policia po negocion me ta që të zbresin. Ata quhen Teuta Gjinollari dhe Ferdinand Saraç. Mësohet se ata janë ish të përndjekur politikë.
Edhe pse ka disa orë që ata janë sipër vinçit ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar çiftin të ndërmarrë këtë akt. Ajo që dihet është që çifti kërkon praninë e Kryebashkiakut Veliaj dhe ministres Lindita Nikolla. Policia ka shoqëruar rojen private që ruante kantierin, me argumentin se nuk duhet të lejonte persona të panjohur brenda kantierit.

Article Logic
Execution time: 0.0020928382873535