INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E fejuar para se të futej në ‘’Për’puthen’’?! Jasmina i sqaron të gjithë për atë që thuhet lart e poshtë!

E fejuar para se të futej në ‘’Për’puthen’’?! Jasmina i sqaron të gjithë për atë që thuhet lart e poshtë!

Publikuar më: 13:30 28-07-2021

Ish-konkurrentët e ‘’Për’puthen’’ janë shndërruar në personazhe me interes të publikut shqiptar. Çdo hap i tyre pasi u bënë të njohur nga programi ndiqet me kujdes nga fansat e tyre, të cilët po ashtu interesohen për të ditur sa më shumë edhe rreth të kaluarës së tyre para se të bëheshin pjesë e televizionit.

Jeta e tyre private është bërë pjesë e thashethemeve, një pjesë e të cilave nuk u vërtetuan kurrë.

Ka qenë një ndjekës që në një pyetësor të hapur nga Jasmina Kadriu, ka pyetur direkt ish-konkurrenten për një histori që sipas saj përflitet.

‘’A është e vërtetë që ke qenë njëherë e fejuar pasi në Dibër flasin shumë për ty’’, shkruante në mesazhin e ndjekësit, të cilit Jasmina iu përgjigj duke mohuar një gjë të tillë.

‘’Unë në Dibër nuk kam qenë që 3 vjeç, kur u fejova? Pasi hyra në ‘’Për’puthen’’ se para kësaj as nuk më njihnin. Ah njerëzit e shkretë i zgjidhën gjithë hallet e tyre kaluan tek të mijat’’, tha Jasmina.

4B3A0738-5BB7-4C12-BA02-B0A4D4E202E6.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0041568279266357