INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dinit? Takimi i parë flet shumë për lidhjen tuaj

E dinit? Takimi i parë flet shumë për lidhjen tuaj

Publikuar më: 20:13 03-11-2018

Takimi i parë, i thotë të gjitha…ose asgjë. Ne do të përpiqemi t’i kuptojmë veprimet që ai bën gjatë takimit të parë, sepse takimi i parë i thotë të gjitha!

Nëse në fund ju përqafon me përzemërsi në fund të takimit

Ndihet i tërhequr, dhe ia ka kaluar mjaft mirë. Mos donit më shumë? Më mirë kështu, do të thotë se ju respekton dhe po i jep të gjitha gjërave kohën e vet.

Nëse vjen t’ju marrë, në vend që t’ju presë tek vendtakimi

Është diçka shumë pozitive, dhe tregon se kërkon të bëjë më shumë sesa thjesht t’ju presë…për gjithë kohën që do të jeni bashkë.

Por nëse ju pret në kafenenë ku e keni lënë të takoheni…

…nuk do të thotë domosdoshmërisht se përton apo se është dembel. Ka shumë mundësi që ende të mos ndihet në aq ‘konfidenca’ me ju sa të vijë t’ju marrë. Nëse vazhdon të sillet kështu edhe pasi të keni krijuar njëfarë afrimiteti, gjykojeni me kujdes.

Nëse herë pas here kontrollon telefonin

Ose është shumë i zënë ndërkohë me komunikim lidhur me një punë, ose ndihet në siklet. Por zakonisht, nuk është një shenjë e mirë, shkruan Anabel. Nëse ju pëlqen dhe e shijo qëndrimin me ju, i lë të gjitha mënjanë për sa kohë jeni bashkë.

Nëse ju flet shumicën e kohës për punën

Tregon se ka një marrëdhënie shumë të ngrohtë dashurie me punën e tij! Kini kujdes, mund të liheni mënjanë shpesh për shkak të punës. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ta sjellë si bisedë për të krijuar afrimitet, nëse nuk gjen mënyrë tjetër për të komunikuar me ju.

Nëse ju bën 100 pyetje por flet pak për veten

Është i qetë, i dëgjueshëm dhe me shumë gjasë, i intereson të dëgjojë mbi ju!

Nëse flet vetë, dhe ju lejon të flisni shumë pak

Së pari, është llafazan. Së dyti, është tepër i përqendruar tek vetja. Më mirë të jetë takimi i parë dhe i fundit

Article Logic
Execution time: 0.0036032199859619