INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dini sa vjeç mbush? Trejsi Sejdini feston ditëlindjen dhe dhuratën luksoze që mori do e donim të gjithë! Po ky propozim? [VIDEO]

E dini sa vjeç mbush? Trejsi Sejdini feston ditëlindjen dhe dhuratën luksoze që mori do e donim të gjithë! Po ky propozim? [VIDEO]

Publikuar më: 09:46 31-05-2019

Trejsi Sejdini është kthyer në një ndër vajzat më të komentuara të shoëbizit dhe më të ndjekura në rrjete sociale e cila po bën namin jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit. Ajo ka mbledhur një numër të madh fansash që e ndjekin me kureshtje dhe bukuroshja i mban të përditësuar me foto e video nga më të ndryshmet.

Dita e djeshme ishte shumë e veçantë për bukuroshen pasi feston ditëlindjen e saj të 19-të. Trejsi njihet për jetën e saj luksoze dhe sigurisht që dhurata për ditëlindjen e saj do ishte e tillë.

Është menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika ai që na ka zbuluar surprizat e rezervuara për Trejsin, pikërisht një varg i madh me trëndafila të kuq ku ka edhe trendafilë të bardhë që formojnë emrin e Miss-it. Si dhe gjithashtu një makinë luksoze, tip Mercedes Benz.

Por në një video të publikuar nga menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, dëgjohet një tjetër surprizë që i është bërë Trejsit. Miss-i mund të ketë marrë një propozim mbrëmjen e djeshme pasi në video dëgjohet që ka marrë edhe unazën:

“Çfarë e ke atë në dorë? Trejsi ka iPhone-n më duket se paska marrë edhe unazën”.

Gëzuar Ditëlindjen Trejsi!

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594