INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dëgjuat? Bala vjen me 'MAMA' dhe mbështetja e artistëve shqiptarë nuk mungoi! [VIDEO]

E dëgjuat? Bala vjen me 'MAMA' dhe mbështetja e artistëve shqiptarë nuk mungoi! [VIDEO]

Publikuar më: 14:29 27-10-2019

Ai nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar, por pasi u bë pjesë e label-it "Key Management", emrin e tij do e dëgjojmë më shpesh.

Bëhet fjalë për artistin e ri, Bala.

Emri i këngëtarit është Chris, por në muzikë ka preferuar të njihet me mbiemërin e tij, Bala. Ai së fundmi ka publikuar këngën e tij më të fundit me titull “Mama”. Kënga është përqafuar me njëherë nga publiku, por edhe nga artistë të famshëm si Ronela Hajati, John Shahu, Young Zerka, etj, të cilët kanë përkrahur këngëtarin duke publikuar këngën në rrjetet e tyre sociale.

“Mama” është një këngë shumë ‘catchy’ dhe teksti është shkruar nga vetë artisti. Me siguri do dëgjojmë ngado këngën e tij tëre, por si fillim e shijoni në videon më poshtë./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723