INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E cilësoi Trump të ngathët e të paaftë, dorëhiqet ambasadori britanik në SHBA

E cilësoi Trump të ngathët e të paaftë, dorëhiqet ambasadori britanik në SHBA

Publikuar më: 14:38 10-07-2019

Ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch, jep dorëheqjen si përfaqësues i Londrës në Washington duke u shprehur se e kishte të pamundur të vazhdonte rolin e tij pas rrjedhjes së informacionit të kabllogrameve diplomatike në të cilat ai kritikonte Presidentin amerikan Donald Trump.

“Edhe pse mandati im nuk përfundon deri në fund të këtij viti, besoj se në rrethanat aktuale qëndrimi i përgjegjshëm do të ishte lejimi i emërimit të një ambasadori të ri”, tha Darroch në një deklaratë.

Kim Darroch ka qenë diplomati kryesor i Britanisë në Uashington që prej vitit 2016.

Sipas kabllogrameve të bëra tashmë publike Darroch e karakterizonte Presidentit Trump si një udhëheqës “të ngathët”, “të pasigurtë” e “të paaftë” dhe administratën e tij si “jofunksionale”.

Pas publikimi të tyre Presidenti Trump reagoi me një postim në Tëitter duke e quajtur Darroch “shumë budalla” dhe një “një njeri të trashë e pompoz”.

Kabllogramet e publikuara, u dërgoheshin ministrave të lartë britanikë dhe nëpunësve civilë.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102