INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E ardhmja e funeralit? Prifti robot që kryen ritet me pagesë [VIDEO]

Publikuar më: 17:32 24-08-2017

Në Japoni, robotët mund të shërbejnë si shoqërues, ndihmës për të moshuarit, për argëtim dhe madje edhe partnerë seksualë, por tani roboti humanoid do të punojë si prift budist për funeralet. Një kompani japoneze ka vendosur  që roboti Humanoid "Pepper" i SoftBank  tashmë të prezantohet edhe si një prift budist që jepet me me qira në funerale duke marrë shkas nga idetë e botës së bekimeve gjermane. Roboti dha një shfaqje të mërkurën në një panair të industrisë së funeralit, në Tokio. Prifti i ri budist artificial  i Pepper këndon sutra me zë të kompjuterizuar, ndërsa i bie një daulleje. Kompania ka vendosur ta vërë në punë këtë robot duke ofruar një alternativë më të lirë sesa mund të duhet për një prift njerëzor ndërsa u këndon të dashurëve tuaj që tashmë janë në gjumin e përjetshëm. Sipas të dhënave të Shoqatës së Konsumatorëve të Japonisë në vitin 2008 kostoja e funeraleve budiste për priftërinjtë  dhe njerëzit e tjerë kapi shifrën e 20 mijë paundëve, pasi vetëm një funeral kushton £ 1,700. Kompania Nissei Eko po kërkon të kapërcejë tregun me robotin Pepper të cilin do ta vërë në dispozicion vetëm për 350 paund për një funeral .

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172