INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni gjëra më të mëdha me Samsung Galaxy Note8 [FOTO]

Bëni gjëra më të mëdha me Samsung Galaxy Note8 [FOTO]

Publikuar më: 19:28 23-08-2017

I projektuar për t'ju ndihmuar të arrini më shumë në punë dhe jetë me një Ekran Infinity, Stilolaps Inteligjent S dhe Kamera të Dyfishtë me Qëndrueshmëri Optike të imazhit.

Samsung Electronics Co., Ltd., prezantoi Galaxy Note8, nivelin e ri të smartphonit Note për njerëzit që duan të bëjnë gjëra më të mëdha. Me Galaxy Note8, konsumatorët kanë një ekran më të madh Infinity që mbahet lehtësisht në një dorë, stilolapsin S për të komunikuar në mënyra më personale dhe kamerën më të mirë të smartphonëve Samsung për të kapur fotografi mahnitëse. Galaxy Note8 është projektuar për mënyrën se si konsumatorët e drejtojnë jetën e tyre dhe mbështeten në teknologjinë e sotme.

bre1.jpg

"Ne e vlerësojmë pasionin e madh të komunitetit Note. Ata kanë qenë një frymëzim i vazhdueshëm për ne dhe për ta kemi projektuar Note-n e ri," tha DJ Koh, president i Mobile Communications Business pranë Samsung Electronics. "Nga ekrani Infinity me stilolapsin e zgjuar S dhe kamerën e dyfishtë më të fuqishme, Galaxy Note8 i lejon njerëzit të bëjnë gjëra që kurrë nuk i mendonin se ishin të mundura."

Samsung prezantoi për herë të parë serinë e Note në vitin 2011. Që atëherë, një komunitet entuziastësh u shfaqën nëpërmjet tërheqjes së tyre për ekranin e gjerë të Note dhe stilolapsit S. Sipas hulumtimit të tregut1, të realizuar nga Samsung, 85% e përdoruesve të Note thonë se janë krenarë të tregojnë telefonin e tyre Note dhe ta rekomandojnë atë tek miqtë, dhe 75% thonë se është telefoni më i mirë që kanë patur ndonjëherë.

Kënaquni dhe bëni më shumë me Ekranin Infinity

Galaxy Note8 ka ekranin më të madh që ka patur ndonjëherë një pajisje Note, por trupi i tij i ngushtë e bën të rehatshëm për t’u mbajtur në njërën dorë. Ekrani Infinity 6.3-inch Quad HD + Super AMOLED ju lejon të shihni më shumë dhe të lëvizni ekranin më pak. Galaxy Note8 ju jep më shumë hapësirë për të parë, lexuar dhe vizatuar, duke e bërë atë smartphonin më të mirë multitasking.

bre2.jpg

Përdoruesit e Note kanë qenë prej kohësh në gjendje të bëjnë më shumë me Multi Window. Me Galaxy Note8, funksioni i ri i App Pair ju lejon të krijoni disa aplikacione të personalizuar në panelin Edge dhe njëkohësisht të punoni lehtësisht me dy aplikacione. Shikoni një video ndërsa shkëmbeni mesazhe me miqtë tuaj ose të telefononi në një konferencë telefonike me numrin dhe axhendën përpara jush2.

Një mënyrë e re për të komunikuar me stilolapsin S

Që nga lançimi i tij, stilolapsi S ka qenë një nga tiparet përcaktuese të Note. Me Galaxy Note8, stilolapsi i përmirësuar S hap mënyra krejtësisht të reja për të shkruar, vizatuar dhe ndërvepruar me telefonin dhe për të komunikuar me miqtë. Ka një majë më të hollë, ndjeshmëri të përmirësuar presioni3 dhe karakteristika që u mundësojnë përdoruesve të shprehin veten në mënyra që asnjë stilolaps apo smartphone tjetër nuk ka patur ndonjëherë.

Kur komunikimi me tekst nuk është i mjaftueshëm, Live Message ju lejon të zbuloni personalitetin tuaj unik dhe tregoni histori interesante. Me Galaxy Note8, tani mund të shpërndani tekste ose vizatime të animuara në platforma që mundësojnë GIF-et e animuara4. Është një mënyrë krejtësisht e re për të komunikuar me stilolapsin S - duke shtuar lidhje të gjalla dhe emocionuese që sjellin mesazhet tuaja në jetë.

bre3.jpg

Opsioni ‘Always On Display’ lejon përdoruesit e Galaxy të qëndrojnë të informuar për njoftimet e tyre pa e hapur atë. Dhe me Galaxy Note8, ky opsion është edhe më i fuqishëm. Njoftimi me ekran të fikur ju lejon të ruani deri në 100 faqe shënime sapo të hiqni stilolapsin S, të vendosni shënime në ‘Always On Display’ dhe t’i editoni ato me lehtësi me ‘Always On Display’.

Për personat që udhëtojnë shpesh jashtë shtetit ose kur hasin një faqe interneti në një gjuhë të huaj, opsioni i përkthimit të përmirësuar të stilolapsit S ju lejon të përktheni shpejt, jo vetëm fjalë të veçanta, por fjali të plota deri në 71 gjuhë dhe të konvertoni në çast të njësi dhe valuta të huaja.

Fotot më mahnitëse me kamerën më të mirë të Galaxy Note8

Për shumicën e konsumatorëve, një nga gjërat që kërkojnë kur blejnë një pajisje të re është kamera. Samsung ka përcaktuar standardin për kamerat e smartphonëve dhe me Galaxy Note8, ne po dorëzojmë kamerën më të fuqishëm të smartphonëve deri tani.

Galaxy Note8 është i pajisur me dy kamera të pasme 12MP me Qëndrushmëri Optike të Imazhit (OIS) në të dyja lentet, atë me kënd të gjerë dhe lenten telefoto. Nëse jeni duke eksploruar një qytet të ri ose duke vraponi rreth oborrit tuaj, OIS ju lejon të kapni imazhe më të mprehta.

notesai.jpg

Për fotografi më të avancuara, funksioni Live Focus i Galaxy Note8 ju lejon të kontrolloni thellësinë e fushës, duke ju lejuar të rregulloni efektin bokeh si në formën preview, ashtu edhe pasi të keni shkrepur foton.

Me Dual Capture, të dyja kamerat e pasme realizojnë dy fotografi njëkohësisht dhe ju lejojnë të ruani të dyja imazhet; një foto e kapur nga afër me lente telefoto dhe një foto me kënd të gjerë që tregon të gjithë sfondin.

Lentet me kënd të gjerë kanë një sensor të Dyfishtë Piksel me Fokusim të shpejtë Automatik, kështu që ju mund të kapni fotografi të mprehta dhe më të qarta edhe në mjedise me ndriçim të ulët. Galaxy Note8 është pajisur gjithashtu me një kamera të përparme 8MP, më të mirën në treg, me fokusim Smart Auto për selfie dhe video biseda të qarta.

Galaksia e Karakteristikave dhe Shërbimeve

Galaxy Note8 është ndërtuar mbi trashëgiminë e Galaxy - një koleksion me karakteristika unike dhe aftësi që, së bashku, kanë ripërcaktuar përvojën e smartphonëve:

Rezistencë ndaj Ujit dhe Pluhurit: Katër vjet më parë, Samsung prezantoi pajisjen e parë Galaxy me rezistencë ndaj ujit. Dhe sot, ju mund të merrni Note-n tuaj pothuajse kudo që dëshironi me rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit (IP685) si në pajisje ashtu dhe në stilolapsin S. Ju madje mund të shkruani edhe kur ekrani është i lagur.

Karikim i Shpejtë me Wireless Dy vjet më parë, Samsung prezantoi pajisjen e parë Galaxy që karikohet me wireless. Galaxy Note8 mbështet aftësitë më të avancuara të karikimit me wireless, kështu që ju mund ta karikoni telefonin tuaj më shpejt dhe në mënyrë më të përshtatshme6 pa pasur nevojë për prizë apo tela.

Siguria: Galaxy Note8 ofron një zgjedhje të opsioneve të njohjes biometrike - përfshirë skanimin e irisit dhe gjurmëve të gishtave. Samsung Knox7 mundëson mbrojtje të sigurisë në shtresat hardware dhe software dhe me Secure Folder, mban të dhënat tuaja personale dhe profesionale të ndara.

Performancë e Fuqishme: Me 6GB RAM, një procesor 10nm dhe memorie të zgjerueshme (deri në 256GB), ju keni fuqinë që ju nevojitet për të shfletuar, të luani lojëra dhe të bëni multitasking.

Përvojat Inovative të Celularit: Samsung DeX mundëson një përvojë si në desktop, të mundësuar nga smartphoni juaj. Ju mund të ruani skedarët në pajisjen tuaj, të kryeni punë në lëvizje dhe të përdorni Samsung DeX kur keni nevojë për një ekran edhe më të madh. Galaxy Note8 përfshin Bixby8, një mënyrë më të zgjuar për të përdorur telefonin tuaj; ai mëson nga ju, përmirësohet me kalimin e kohës dhe ju ndihmon të bëni më shumë.

ujis.jpg

Performanca e Smartphonit, Produktiviteti dhe Siguria për Bizneset

Galaxy Note8 e çon inovacionin e biznesit në një nivel tjetër, me karakteristika të përparuara që përmirësojnë performancën, produktivitetin dhe sigurinë për një gamë të gjerë industrish, duke thjeshtuar mënyrën se si punohet:

Stilolapsi S i Përshtatur për Biznes: Stilolapsi S i lejon profesionistët të bëjnë atë që smartphonët e tjerë nuk mund ta bëjnë, si për shembull, të bësh shënime në memo me ekran të fikur ose të editosh me lehtësi dokumentet dhe fotot.

Njohja Biometrike pa Kontakt: Galaxy Note8 ofron skanime të irisit për profesionistë, për shembull, profesionistët e kujdesit shëndetësor, të ndërtimit ose të sigurisë publike, të cilët mund të kenë nevojë të zhbllokojnë telefonin e tyre pa e prekur ose pa skanuar shenjën e gishtit.

Aftësitë e Përmirësuara të DeX: Galaxy Note8 fuqizon Samsung DeX për ata që kanë nevojë të zgjerojnë përvojën e tyre të thjeshtë mobile në mënyrë të përsosur në desktop – si kur janë në terren, në zyrë ose në shtëpi.

Angazhimi i Vazhdueshëm ndaj Sigurisë

Samsung vazhdon të mbështesë angazhimin e saj për të udhëhequr industrinë në sigurinë e baterisë. Bateria e Galaxy Note8 ka kaluar nën Kontrollin e Sigurisë së Baterisë 8-Pikësh - më e rrepta në industri.

"Ne kemi bashkëpunuar ngushtë me Samsung për të bërë avancime të rëndësishme në shkencën e vlerësimit të cilësisë dhe sigurisë së smartphonëve. Si rezultat, Galaxy Note8 ka përfunduar me sukses një seri rigoroze të protokolleve të testimit të pajtueshmërisë së sigurisë së pajisjes dhe të baterisë. Ne do të vijojmë të mbajmë marrëdhënien tonë strategjike me Samsung dhe të ndihmojmë në garantimin e sigurisë së pajisjes për të gjithë konsumatorët", tha Sajeev Jesudas, president i UL International.

Galaxy Note8 do të jetë në dispozicion në Shqipëri duke filluar nga mesi i Shtatorit dhe do të ofrohet në ngjyrat e Zezë Mesnate e Ngjyrë Ari. Çmimi i rekomanduar i shitjes me pakicë për Galaxy Note8 është 131.990 LEK.

Për më shumë informacione në lidhje me Galaxy Note8, vizitoni www.samsung.com/al/. 

Article Logic
Execution time: 0.0040700435638428