INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzuan se nuk ndihmoi të dëmtuarit nga tërmeti, reagon publikisht ENCA: Nuk jam kategoria e personazheve që…[FOTO]

E akuzuan se nuk ndihmoi të dëmtuarit nga tërmeti, reagon publikisht ENCA: Nuk jam kategoria e personazheve që…[FOTO]

Publikuar më: 12:31 05-12-2019

Shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptar u solidarizuan me situatën e jashtëzakonshme që përfshiu Shqipërinë, pas tërmetit që shkatërroi vendin më 26 nëntor.

Disa prej tyre bënë postime të shumta në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë të gjithë personat e prekur nga ky tërmet. Pati nga ata që tregun gjithashtu edhe ndihmën e tyre, duke e bërë publike.

Por ka patur edhe nga ata që në qetësi dhe heshtje kanë ndihmuar dhe u kanë qëndruar pranë familjeve që nuk kanë një strehë për të qëndruar. Një ndër to është edhe këngëtarja, Enca Haxhia, e cila është munduar të japë kontributin e saj.

Por duke mos e ditur një gjë të tillë, disa ndjekës dhe media shkruajnë se ajo nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale për tërmetin. E prekur nga kjo gjë, Enca ka vendosur që të tregojë të vërtetën. Ajo ka publikuar arkivën e fotove të saj gjatë ditëve më të vështira të vendit dhe në një tjetër status shkruan:

“Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytëzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka që bëjnë e ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja”.

TEGA.png

 

ENCA.png

DGGG.png

Article Logic
Execution time: 0.0013079643249512