INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzuan për ngacmim seksual ndaj dy vajzave, reagon Justin Bieber

E akuzuan për ngacmim seksual ndaj dy vajzave, reagon Justin Bieber

Publikuar më: 14:26 23-06-2020

Justin Bieber ka qënë në vëmendje të mediave për shkak se dy vajza e kanë akuzuar për ngacmim seksual.

Njëra prej tyre Danielle, me anë të një postimi në 'twitter' ka akuzuar këngëtarin se ai e kishte ngacmuar seksualisht në vitin 2014.

“Një burrë na u afrua mua dhe miqve të mi dhe na pyeti nëse dëshironim të takonim Justin pas shfaqes. Sigurisht, ne thamë po, ”shkroi Danielle.

Danielle tha se ajo dhe dy miqtë e saj u takuan me Justin në një hotel.

“Ai më çoi në një dhomë tjetër ku edhe më sulmoi. Justin më detyroi të mos i thoja asgjë askujt, pasi në të kundërt do përballesha me problem,” tregon Danielle.

Ndërsa më 20 qershor një tjetër akuzë u ngrit ndaj Justin. Një vajzë me emrin Kadi është shprehur se Justin e kishte ngacmuar në tualet, por ajo kishte arritur të largohet. Sakaq, ajo është shprehur se pas kësaj ngjarje ka kërkuar ndihmën e një psikologu.

Por ndaj këtyre lajmeve ka reguar këngëtari, i cili është shprehur se nuk ka asgjë të tillë dhe që ndaj këtyre shpifjeve do të ndërmarrë veprime ligjore.

“Thashethemet janë thashetheme, por akuzat për abuzim janë një çështje që unë e quaj serioze. Në 24 orët e fundit në Twitter është treguar një histori që më implikon mua për ngacmime seksuale në 9 mars 2014 në, Texas, në hotelin ‘Four Season’. Dua të jem i qartë: nuk ka asgjë të vërtetë”- ka thënë Justin Bieber.

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209