INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më mirë të mos e dini se çfarë çmimesh marramendëse janë paguar për dasmën e Justin Bieber! [FOTO]

Më mirë të mos e dini se çfarë çmimesh marramendëse janë paguar për dasmën e Justin Bieber! [FOTO]

Publikuar më: 18:22 09-10-2019

Javën e kaluar, Justin Bieber dhe Hailey Bieber festuan martesën e tyre të dytë në Karolinën e Jugut me miqtë e tyre të ngushtë dhe anëtarët e familjes. Sigurisht, Justin dhe Hailey patën një festë ekstravagante çmimin e të cilës mund vetëm ta paramendoni.

Lajmi për martesën e Justin Bieber vjen gati një vit pasi ata zyrtarisht u martuan në një gjykatë të qytetit të Nju Jorkut. Këtë herë, të dy donin të bënin diçka tradicionale përpara më të dashurve të tyre.

Meqenëse Justin dhe Hailey kishin një ceremoni të vogël dhe të thjeshtë gjatë dasmës së tyre të parë, ata u siguruan që këtë herë të mos kursenin asgjë.

Të porsamartuarit thuhet se kanë shpenzuar më shumë se 500,000 dollarë në dasmën e tyre. Nga dekorimet e pasura deri në akomodimin e rreth 150 të ftuarve, gjërat sigurisht që u shtuan shpejt.

Për mendjet kurioze, ja sa kushtoi dasma e Justin dhe Hailey dhe tëra.

Hoteli: Montage Palmetto Bluff i Karolinës së Jugut vjen me një çmim të lartë. Një nga 198 dhomat mesatarisht mund të kushtojë 705 dollarë për një natë. Dhe nëse Biebers e kanë marrë me qira të gjithë vendin, fatura do të jetë 139.590 dollarë.

dasm.jpg

 


Dizajnerja e famshme e event-it: Kur Mindy Weiss pranoi të organizonte dasmën e Bieber, ata e dinin se po merrnin më të mirën. Sipas Washington Post, tarifat e Weiss mund të arrijnë deri në 151.300 dollarë. Publikimi raporton se disa nga shpenzimet përfshijnë, më shumë se 45,000 dollarë që stafi i saj të punojë në ceremoni, 48,000 dollarë për udhëtime, 38,000 dollarë për ndriçim, 10,000 dollarë për videoograf.

Ushqimi: Vlerësimi për pijatat kryesore, ushqimet tjera, torta e dasmës, ushqimet e natës vonë, dy kokteje artizanale dhe vera e zgjedhur që u shërbye mysafirëve pas mbërritjes është rreth 400 dollarë për person, sipas Wedding Wire. Shumojeni atë me 150 dhe keni një vlerë prej 60,000 dollarë.

Më shumë Ushqim: Nga guacat e detit të pjekura deri në BBQ dhe një koktej artizanal, vlerësimi është 225 dollarë për person. Përsëri, me të gjithë të ftuarit e pranishëm arrin në 33,750 dollarë.

Taksat dhe tarifat: Të gjitha ushqimet dhe pijet (po, përfshirë verën, birrën dhe pije joalkoolike) janë të tatueshme, dhe në shtetin e Karolinës së Jugut, këto i nënshtrohen taksës së shitjeve prej 8%. Të gjitha funksionet e banketit janë një tarifë shërbimi prej 23%.

Aksesorët e Nuses: Për ditën e saj të madhe, Hailey zgjodhi 5 vathë diamanti secili nga 5 karat nga Tiffany & Co me vlerë 123,000 dollarë.

Sigurisht, ka edhe një mal gjërash tjera, fustani i Hailey, kabina e fotove dhe shumë më tepër për të marrë parasysh!

Duket se dyshja e famshme donin më të mirën për ditën e tyre të madhe, por kur je i lumtur dhe i dashuruar, a mund të vendosësh vërtet një çmim?

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613