INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzuan për ndërhyrje në gjoks dhe buzë, Fjoralba Ponari reagon publikisht: Më ishte fryrë...[FOTO]

E akuzuan për ndërhyrje në gjoks dhe buzë, Fjoralba Ponari reagon publikisht: Më ishte fryrë...[FOTO]

Publikuar më: 14:31 03-10-2020

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Fjoralba Ponari tregoi një episod të çuditshëm që i kishte ndodhur më një person, i cili e kishte uruar për gjoksin e ri. Para pak kohësh ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj dhe ndjekësit kanë dyshuar se ka kryer ndërhyrje në gjoks duke u shprehur: “Ta gëzosh gjoksin e ri”.

Ndërkohë Fjoralba nuk ju përgjigj dhe ka treguar sot në emision arsyen pse e si është ndjerë.

“Unë jo më larg se para 1 jave kam pasur një koment. Kam qenë në atë periudhën e muajit dhe kisha një fryrje të gjoksit, sepse ndodh dhe më thanë: ‘Ta gëzosh gjoksin e ri’.

E mora vesh nga portalet dhe nga komentet që kisha bërë gjoksin dhe pastaj 3 ditë më vonë u shfryva. C’përgjigje mund t’ju japësh.

Gjithsecili që dëshiron mund të ndryshojë diçka në fizikun e tij. Edhe ndryshimin edhe impaktin dhe çdo lloj gjëje do e ketë po prapë vetëm në fizikun e tij, nuk e kuptoj si mund të shqetësoj dikë tjetër kjo”, tha Ponari.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883