INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Stresi flet për herë të parë për ndarjen nga Keisi: Lamë njëri-tjetrin…[VIDEO]

Çfarë ndodhi?! Stresi flet për herë të parë për ndarjen nga Keisi: Lamë njëri-tjetrin…[VIDEO]

Publikuar më: 13:32 03-10-2020

Marrëdhënia e Keisit dhe Stresit është komentuar gjerë e gjatë nëpër mediat rozë. Ka qenë ky i fundit që ka sqaruar se çfarë ndodh mes tyre duke thënë se tashmë nuk janë më bashkë. I pyetur në një intervistë për Prive, nëse e la ai Keisi apo e la ajo, reperi u përgjigj: “Lamë njëri-tjetrin”.

Në fakt, dyshimet se dyshja nuk i ka mirë punët nisën pas disa deklaratave publike që bënë pak javë më parë. Gjithçka nisi pas një fotoje që Keisi postoi ku shkruante se ka dalë në një takim romantik.”Takimet gjatë ditës janë më të mirat“, shkroi Keisi. Por, pas këtij postimi nuk vonoi dhe reagimi publik i Stresit, që duket se ka qenë një përgjigje ndaj saj.

“Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë”, shkroi reperi në një postim që bëri në Instastory. Reperi ka qenë i martuar me Keisin, madje ata patën zbuluar planet dhe për dasmë. Ende nuk dihet nëse ata kanë dhe procedurat e divorcit mes tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0042479038238525