INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyshohet për CV të modifikuar, presidenti Mattarella i pavendosur për kryeministrin

Dyshohet për CV të modifikuar, presidenti Mattarella i pavendosur për kryeministrin

Publikuar më: 13:02 23-05-2018

U duk se ngërci politiki në Itali po gjente rrugëzgjidhje por kandidati i përzgjedhur i populistëve italianë për postin e kryeministrit, Giuseppe Conte, po përballet me akuzat se ai ka modifikuar CV e tij.

Këto polemika kanë bërë që presidenti Sergio Mattarella të shtyjë vendimmarrjen e tij për konfirmimin e Contes, i cili gëzon mbështetjen e plotë nga Lëvizja 5 Yjet që propozoi emrin e tij për detyrën e kryeministrit.

Edhe këtë të mërkurë dy forcat politike duken të vendosuur në përzgjedhjen e tyre.

Mediat vendase raportojnë se 53-vjeçari Conte, një profesor jo shumë i njohur i drejtësisë, ka modifikuar kualifikimet akademike në jetëshkrimin e tij.

CV e tij prej 12 faqesh ndërtohet mbi lidhjet e Contes me universitete elitare ndërkombëtare në Francë, Britani, Austri dhe Shtetet e Bashkuara, por institucionet nuk konfirmojnë regjistrimin e 53-vjeçarit në kurset e ofruara prej tyre.

Ajo që dihet është se Conte është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Sapienzas në Romë, në 1988.

Presidenti italian Sergio Mattarella mund të bëjë sot të ditur vendimin e tij sa i përket kandidatit të propozuar për postin e kryeministrit. Ndërsa në orën 17:30 ka thirrur në Presidencë Conte-en.

Article Logic
Execution time: 0.00400710105896