INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy muaj pa shënuar, Higuain ka një mesazh për njeriun që e udhëhoqi në periudhën e errët të jetës

Dy muaj pa shënuar, Higuain ka një mesazh për njeriun që e udhëhoqi në periudhën e errët të jetës

Publikuar më: 11:45 30-12-2018

Gonzalo Higuain ishte vendimtar në ndeshjen e Milan kundër SPAL, mbrëmjen e djeshme.

Ai shënoi golin e fitores duke i cuar shifrat në 2-1 për ekipin e “kuqezinjve”. Argjentinasi kishte më shumë se dy muaj që nuk shënonte dhe të gjithë po shqetësoheshin për formën e tij.

Higuain këtë gol ia dedikoi një njeriu, duke surprizuar me emrin e tij:

“Ishte një gol i rëndësishëm dhe tri pikë të rëndësishme. Pas gjithë asaj që kemi shpërdoruar, tani ne mund të pushojmë të qetë me familjet tona” ka thënë sulmuesi për “DAZN”.

“Gattuso gjithmonë më ka përkrahur mua dhe ka qenë i sinqertë. Golin ia dedikoj atij” ka thënë ai”- ka mbyllur deklaratën sulmuesi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020120143890381