INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duken copy-paste! Nuk do t’a besoni por Florjan Binaj ka një sozi [FOTO]

Duken copy-paste! Nuk do t’a besoni por Florjan Binaj ka një sozi [FOTO]

Publikuar më: 18:58 30-08-2018

Është e zakontë që çdo njeri të ndajë tipare mjaft të ngjashme nme njerëz të cilët nuk kanë lidhje familjare. 

Por ndërkohë që njerëzit e thjeshtë e kanë të vështirë t’a gjejnë sozinë e tyre, njerëzit e famshëm e kanë shumë më të lehtë.

Së fundmi dhe aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj është njohur me sozinë e tij në mënyrë virtuale përmes një fotografie të dërguar në rrjete sociale.

Ai ka publikuar në ‘Instagram’ fotografinë e sozisë së tij dhe kushdo që e shikon për herë të parë mund të mendojë se është një fotografi e Florit nga vitet e shkuara.

Në fakt është thjesht një turist i huaj që ka një ngjashmëri të ‘frikshme’ me aktorin.

E vetmja gjë që i dallon të dy nga njëri-tjetri janë flokët.

“Ky është ai rasti kur natyra (ose Zoti) përton të bëjë diçka të re, por përdor të njëjtin kallup në vende të ndryshme”, – ka shkruar Florjani.

florr.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040280818939209