INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duhet të ishte mbaruar në vitin 2018, por punimet tek ''Arena Kombëtare'' kanë ngecur! FSHF ''merr masa'' ndaj qeverisë shqiptare

Duhet të ishte mbaruar në vitin 2018, por punimet tek ''Arena Kombëtare'' kanë ngecur! FSHF ''merr masa'' ndaj qeverisë shqiptare

Publikuar më: 17:41 29-01-2019

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur në gjyq qeverinë shqiptare. Shkak është bërë “Arena Kombëtare”, ku sipas ligjit Komisioni i Apelit në Ministrinë e Ekonomisë duhet të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga federata shqiptare e futbollit.

Si pasojë mungojnë 2 mln euro, të cilat ndikojnë në përfundimin e punimeve në stadium.

Duka lançonte projektin në vitin 2016 të stadiumit të ri “Arena Kombëtare” dhe data e caktuar për përfundimin e punimeve ishte viti 2018, por këto pengesa të reja mund t’i zgjasin punimet edhe për shumë kohë.

Me shumë të ngjarë, kombëtarja nuk do ketë mundësinë t’i luajë dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Evropianit 2020.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036418437957764